“Allahu Ekber” zë ngushtë Fanatics, vjen reagimi i detyruar!

Thirrjet Allahu Ekber të Tirona Fanatics në Laç kanë krijuar zhurmë të madhe. Ultrasit bardheblu, të ndodhur përballë një presioni të madh të krijuar nga opinioni publik, kanë vendosur të reagojnë dhe të shpjegojnë se donin të uronin besimtarët myslimanë në muajin e Ramazanit. Gjithsesi të sharat që dëgjohen në i tradhtojnë ata, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia e një dënimi të Fanatics nga Komisioni i Disiplinës.

https://www.facebook.com/Albanian.ultras/videos/309885229947750/

REAGIMI – “Tirona Fanatics, duke parë zhurmën e madhe të krijuar nga mediat dhe opinioni publik, ndjen detyrim të shpjegojë se thirrjet e djeshme në Laç, të cilat janë konsideruar provokim, kanë qenë kor spontan për të uruar pjesën e tifozëve tonë që ishin në stadium por edhe të gjithë myslimanët për festën e Ramazanit, ashtu siç Fanatics ka uruar dhe do të uroje çdo festë tjetër, të të gjithë feve, duke respektuar besimin e çdo antari…

Tirona Fanatics dhe tifozët e Tironës i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanella. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë. TF NUK KA FE TË PËRCAKTUAR e as të imponuar, ama respekton të gjitha ato, pa dallim!”, thuhet në pjesën e reagimit të Fanatiks.

Ata bëjnë thirrje që në ndeshjen me Flamurtarin tifozët të jenë sa më të shumtë: “Të enjten Tirona luan ndeshjen e fundit në 16:30 kundër Flamurtarit në “Selmon Stermosi”. Prezenca e cilitdo është e rëndësishme, të gjithë bashkë aty, vetëm për emrin e modh të TIRONËS!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online