Halli i Tiranës para Laçit, zgjidhja vjen nga… Halili

0

Tirana nuk do të jetë e plotë në ndeshjen kundër Laçit në kampionat, pasi dy prej titullarëve të mesfushës janë të pezulluar me kartonë. Trajneri Ardian Mema duhet të gjejë zëvendësuesit për kapitenin Erando Karabeci dhe për Toni Mauexhe.

Edon Hasani është i konfirmuar në mesfushë, ndërkohë që edhe Asion Daja mendohet se do të jetë plotësisht gati për takimin kundër kurbinasve. Mesfushori qendror ka pasur një dëmtim që e ka penalizuar në dy ndeshjet e fundit.

Nisur edhe nga dëmtimi i Uinfull Kobinah, Mema është i kushtëzuar në zgjedhjet e tij. Kështu, gjasat janë që kundër Laçit të luhet me dy lojtarë në qendër të mesfushës. Grent Halili është zgjidhja e Memës, që pritet ta pozicionojë atë si gjysmë sulmues.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.