Guardiola: Na mungoi vetëm goli, Mahrez nuk gabon kurrë… në stërvitje  

Mançester Siti barazoi 0-0 në ndeshjen e pasdites së sotme me Liverpulin. Gjithsesi, “qytetarët” kishin një mundësi mjaft të mirë për të shënuar me anë të Mahrez nga pika e bardhë e penalltisë, por francezi shpërdoroi.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij, duke veçuar repartin e mbrojtjes. Nuk kishte si të mos komentonte dhe penalltinë e humbur nga Mahrez, i cili ka humbur penalltinë e pestë nga 8 qr ka gjuajtur në Premier Ligë. Tekniku spanjoll i del në mbrojtje 27-vjeçarit, pasi shprehet se lojtari i tij është perfekt… në stërvitje.

“Ne e nisëm mjaft mirë ndeshjen. Në mbrojtje bëmë mjaft mirë. Duhet të kishim më shumë qetësi dhe të finalizonim rastet që na u krijuan. Nuk krijuam shumë raste në zonën kundërshtare. Mahrez? Ai me mjaft guxim mori përgjegjësinë për të goditur 11-metërshin, sepse Aguero ishte në stol në atë moment. Ai punon shumë dhe në stërvitje është perfekt, sepse jemi stërvitur për penalltitë. Ndodh dhe që gabon, gjëra që ndodhin. Gabriel Zhezus dëshironte të gjuante? I kërkoj falje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *