Goditje dyshe, Atletiko e nis vrullshëm merkaton

Merkatoja e verës së ardhshme, duket se do të jetë mjaft e nxehtë në Madrid. Jo vetëm Reali, por edhe Atletiko pritet të jetë mjaft aktiv për sa i përket afatit kalimtar. Kur na ndajnë ende edhe disa muaj nga hapja e merkatos, “Los Colochoneros”, kanë zyrtarizuar largimin e parë.

Pikërisht, Lukas Hernandez, i cili do të kalojë te Bajerni i Mynihut për plot 80 milionë euro. Për të zëvendësuar mbrojtësin francez, drejtuesit e Aletikos duket se kanë gjetur marrëveshjen me Porton. Aleks Tejesh pritet të zbarkojë në Madrid këtë verë, me luzitanët që do të përfitojnë 30 milionë euro.

Aleks Tejesh

Gjithsesi, duket se Atletiko nuk është ndalur me kaq, pasi edhe një tjetër lojtar i Portos pritet t’u bashkohet. Bëhet fjalë për Hektor Herrerën, i cili do të kalojë në Madrid me parametra zero. Lajmin e ka konfirmuar prestigjiozja portugeze “A Bola”.

Hektor Herrera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *