Gjura shfaqet si goleador, por Entela e Adorjan i ngrin buzëqeshjen

0

Kleto Gjura, qendërmbrojtësi i kombëatres U19, ka qenë protagonist ditën e sotme me skuadrën e tij në Itali. Shtatlarti ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Alesandria, por në fund ekipi i tij ka dalë i mposhtur në transfertën ndaj Virtus Entela.

Gjura, në minutën e 35-të të takimit ka arritur të shënojë golin e parë të ndeshjes dhe të avantazhit për Alesandrian. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës Virtus Entela arriti të shënojë tre herë të tjera.

Zgjidhja erdhi nga stoli, teksa Katurona arriti të shënojë dy herë në portën e Alesandrias. Në minutën e 69-të në fushë zbriti edhe Kristian Adorjan, hungarezi që verën e shkuar u transferua në Superiore dhe provoi të luante me fanellën e Partizanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.