Përplasja Kavani-Nejmar, i pajton Mbape

0

Ndërhyrja e Edinson Kavanit ndaj Nejmar në miqësoren Brazil-Uruguai solli kritika të shumta, por Kilian Mbape i ka dhënë fund çështjes së shumë përfolur. Uruguaiani i zgjati dorën brazilianit, por ky i fundit refuzoi të pranonte ndjesën. 19-vjeçari do të përballet si kundërshtar me Kavanin të martën në miqësoren, Francë-Uruguai.

Mbape ka folur për episodin mes dy sulmuesve, duke dashur të qetësojë ujërat. Sulmuesi i talentuar francez shfaqet si një lider i vërtetë dhe tregon një pjekuri të madhe në fjalët e tij.

I dërgova në WhatsApp Nejmarit videon e faullit së Kavanit ndaj tij dhe filloi të qeshte. Mendoj se kjo nuk është asgjë, të dy mbrojtën vendin e tyre dhe kjo gjë nuk do t’i pengojë të luajnë te PSG dhe të përqafohen përsëri bashkë. Te PSG është një lojtar i madh, i cili ndodhet sipër të gjithëve. Ai është Nejmar dhe ne përpiqemi ta vëmë në kushtet më të mira. Sa i përket Francës, jemi të gjithë në të njëjtin nivel”, përfundon Kilian Mbape.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.