Gjoka: Pa Frashërin e vështirë, ja si shpëton Kamza

0

Trajneri i Kamzës Ernest Gjoka ka përpara vetes një mision të vështirë, teksa duhet të shmangë rënien e skuadrës nga Kategoria Superiore. Në një intervistë për “Supersport”, tekniku kryeqytetas flet mbi punën në fazën përgatitore dhe për largimin e mbrojtësit të djathtë Erlid Frashëri.

MBIJETESA – “Kjo është një sfidë shumë e vështirë, por unë besoj se, së bashku me presidentin Qarri dhe kryetarin  e bashkisë ne do t’ia dalim. Nëse ndonjë nga këto hallka nuk funksionon, atëherë do ta kemi shumë të vështirë”

FAZA PËRGATITORE – “Sigurisht kjo është një fazë e rëndësishme. Baza do të jetë përgatitja fizike, por edhe ajo psikologjike, duhet të punojmë nga ana e mentalitet që të ecim përpara”.

LARGIMI I FRASHËRIT – “Frashëri ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës dhe nuk do ta kemi të vështirë për ta zëvendësuar. Gjithsesi nuk duhet të kthejmë kokën pas. Presim afrime në merkato. Tregu është shumë i varfër, gjithsesi ne do të shikojmë deri në fund dhe shpresoj të jemi me fat”, tha trajneri Gjoka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.