Trukimi i Luftëtari-Ventspils, UEFA konfirmon: Paratë nuk jepen, ka hetim

Ishte paralajmëruar që në verë nga SportEkspres.com: UEFA ka bllokuar shpërblimin e Luftëtarit për pjesemarrjen në Europa League  sepse ndeshja Luftëtari-Ventspils është nën hetim për trukim.

https://sportekspres.com/luftetari-felliq-shqiperine-damka-e-trukimit-nga-pas/

https://sportekspres.com/luftetari-do-te-perjashtohet-nga-europa-uefa-pritet-te-dergoje-edhe-gjoben/

Ajo që u pa qartë në Elbasan ka shqetësuar pa masë UEFA-n, që ka marrë menjëherë pas ndeshjes sinjalizim për trukimin e ndeshjes.

Tani UEFA lajmëron FSHF se paratë e Luftëtarit janë bllokuar dhe ka hetim, që dihet si do përfundojë, sepse Luftëtari do marrë dënimin e Skënderbeut, me përjashtim të gjatë nga kupat e Europës.
https://twitter.com/XhavaraM/status/1020044835812765697?s=19

Ja teksti i letrës së ardhur nga UEFA në FSHF, publikuar nga Procesi Sportiv..

Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të solidaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019.

KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit.

Siç jeni në dijeni, UEFA ka një detyrim të mbrojë integritetin e kompeticioneve të saj dhe të parandalojë të gjitha mënyrat që mund të rrezikojnë rregullsinë e ndeshjeve apo aktiviteteve apo të lindin dyshime për abuzim me futbollin në përputhje me Nenin 2 të Statutit të UEFA.

Si rrjedhojë, ne do të kërkonim që FSHF dhe klubi në fjalë të mos bëjë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë komunikim dhe përmbajtjen e tij. Ju do të kontaktoheni nga Komisioni i Integritetit i UEFA në momentin e duhur nëse ndonjë gjë tjetër do të kërkohet nga ju në lidhje me këtë çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online