Gjoka me dhimbje koke, sa shumë të pezulluar me kartonë!

Kamza u mund nga Partizani në fundjavë dhe pas fitores së Kastriotit renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Situata në skuadrën periferike të kryeqytetit nuk është aspak e mirë, edhe pse grupi i futbollistëve nuk mungon.

Takimi i radhës në program është kundër Teutës së vendit të tretë. Kjo përballje luhet të dielën prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Ernest Gjoka duhet të mendohet mirë për formacionin, pasi mungesar nuk janë të pakta.

Braziliani Bruno Arrabal ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ashtu sikurse edhe Klaudio Bonani e Majkëll Peçi. Alternativat nuk mungojnë dhe Orelesi mund të jetë ai që do të vendoset në qendër të mesfushës. Në të majtë të mbrojtjes Shala është opsion dhe zgjidhja më e mirë, kurse nga e djathta duhet parë gjendja e Bojan Gjorgievksit. Ky i fundit është bashkuar vonë me ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *