Gjermania, pronë private e Mark Markezit

0

Mark Markez me Honda triumfon në pistën e Zahsenringut, duke u konfirmuar mbreti i Gjermanisë, sepse prej vitit 2010 garat në MotoGP nuk është e nevojshme të zhvillohen fare, duke parë se gjithmonë fiton spanjolli.

Është një triumf i veçantë, sepse për herë të parë në këtë sezon Markez ka marrë kreun e renditjes botërore, duke parakaluar rivalët, që në fakt janë shumë pranë dhe duket se ky Botëror po shkon pikë më pikë, me ndryshime në çdo garë.

I dyti në finish gjermani Jonas Folger me Jamaha Tek 3, i vetmi që e vendosi paksa në vështirësi spanjollin.

Kompletoi podiumin Daniel Pedrosa, ndjekur nga Jamahat e Maverik Vinjales dhe Valentino Rosit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here