Portugalia e treta, fiton edhe pa Ronaldon

Portugalia e mbyll në vendin e tretë Kupën e Konfederatave, duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Meksikës. Portugalia kishte një shans të kalonte në avantazh që në pjesën e parë, kur Andre Silva fitoi një 11-metërsh, por sulmuesi i blerë këtë verë nga Milani gaboi, pasi portieri meksikan Gijermo Oçoa kuptoi krahun e gjuajtjes dhe devijoi mjaft bukur.

Ishte Meksika ajo që shënoi e para, në minutën e 36-të, kur një kundërsulm detyroi Luis Neton të shënonte një autogol, me mbrojtësin që devijoi në portën e vet një kros nga Havier Hernandez.

U duk se ishte goli vendimtar, sepse Portugalia pa Ronaldon dukej pa ide dhe nuk po e çante dot murin meksikan.

Megjithatë, në shtesë Pepe kërceu mbi të gjithë dhe gjeti golin e barazimit me një gjuajtje të bukur.

Kthesa e plotë erdhi në shtesa, kur Migel Lajun preku me dorë një top në zonë dhe Adrien Silva shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren Poertugalisë, që më pas rezistoi, në një fund ndeshjeje nervoz, me nga një karton të kuq për secilën skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online