Gjasula pret biletën për në Bundesligë, Mavraj dhe Ingolshtadi në play-out

0

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së fundit të Bundesligës së dytë gjermane. Skuadra që do t’i bashkohet Këlnit në Bundesligën e parë është Paderborni. Ekipi ku luan mesfushori shqiptar Klaus Gjasula u mund nga Dinamo Dresden 3 – 1, por fatmirësisht për ta, ndjekësit e Union Berlin nuk mundën të shfrytëzonin këtë hap fals duke barazuar në ndeshjen e tyre.

 

Në fundin e tabelës situata qëndron a pandryshuar. Ingolshtadi i Mërgim Mavrajt u mund 4 – 2 nga Hajdenhejm. Tani ekipit të kapitenit të kombëtares sonë i duhet të marrë pjesë në ndeshjen play-out me dy takime me skuadrën që u rendit vendin e trete të kategorisë së tretë, Vehen Viesbaden.

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.