Gatuzo te Le Iene: Forca Inter!

Xhenaro Gatuzo u prezantua dje si trajneri i ri i Milanit, ndërsa në mbrëmje gazetarët e emisionit të njohur të Italia 1, Le Iene, shkuan ta takojnë në Milanelo, për të shkëmbyer disa batuta, natyrisht plot humor.

“Kam lindur gati, jam shtatanik. Nëse lojtarët janë gati, do t’ju them. Montela nuk gaboi, ndonjëherë duhet pak fat, sidomos kur vijnë lojtarë të rinj. Presidenti Berluskoni më uroi, ai kinez ende nuk më ka marrë në telefon”, u shpreh Gatuzo, i cili ka marrë si dhuratë nga Le Iene një çekan, që Gatuzo tha se do ta marrë me vete në stol. Gjithashtu, një peliçe për të përballiuar të ftohtin, duke parë sa larg është kreu.

Në fund, një shaka e hidhur për Gatuzon: ka lexuar në kinezçe “Forca Milan”, por në fakt po lexonte “Forca Inter”. Natyrisht, shpulla e shkelma për gazetarët, sepse me Gatuzon nuk bëhet shaka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *