Arsenali me breshëri, Çelsit i mjafton Rydiger

Arsenali në formë ka vazhduar serinë e fitoreve, sepse sot mori të tretën rresht në kampionat, duke mundur 5-0 Hadërsfildin. Triumf total, dominim nga fillimi deri në fund, edhe pse në pjesën e parë erdhi vetëm një gol, që në minutën e tretë, me Lakazet. Në pjesën e dytë u fut Olivier Zhiru dhe francezi dyfishoi në minutën e 68-të, ndërsa Sançez një minutë më vonë shënoi të tretin, ndaj një rivali të trullosur. Ozil në minutën e 72-të shënoi golin e katërt dhe në fund Zhiru kompletoi festën.

Ndërkaq, edhe Çelsi fitoi në Londër, por vetëm 1-0 ndaj Suonsit të fundtabelës. Në një ndeshje ku Çelsi regjistroi 21 goditje drejt portës kundërshtare, u desh një gol në minutën e 55-të nga qendërmbrojtësi Rydiger për të thyer Suonsin. Çelsi ruan vendin e tretë, Arsenali ruan të katërtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online