Gatuzo: Kaq mundësi kemi ndaj Juves, Higuain të kërkojë falje!

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, është natyrisht i dëshpëruar për humbjen ndaj Juves, por në radhë të parë për faktin se u humb një penallti që mund të ndryshonte shumë gjëra.

“Penalltia e Higuain? Nuk ka pse të bëjmë polemika. E fitoi vetë, dëshironte ta gjuante sepse mendonte se nuk do gabonte. Është normale që të gabohet, tani është e lehtë ta kritikosh. Shpresoj vetëm që të kërkojë falje për kartonin e kuq, sepse gaboi në sjellje, duhet të turfullojë më pak dhe të përqendrohet te ndeshja”.

“Juve superior? Natyrisht, është në nivelin e Barcelonës dhe Mançester Sitit, janë favoritët për Champions League. Nuk e pata kurrë ndjesinë se do i bënim keq Juves, por skuadra më pëlqeu. Mëkat që nuk shënuam penalltinë”.

“Dëmtimet pa fund? Shpresoj të kthehet të paktën Kalabria për ndeshjen e ardhshme. Çalhanoglu nuk është ende mirë, po luan me sforcim dhe në aspektin e cilësisë do na jepte më shumë, po të ishte në formë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *