Gara për mbijetesë, Dedja e sheh “zjarr” të Parën

0

Hysen Dedja është një emër i njohur i futbollit shqiptar, teksa ka drejtuar shumë skuadra në elitë dhe në Kategorinë e Parë. Për herë të fundit ishte në krye të Lushnjës një vit më parë dhe tanimë është pushim. Vllaznia e qytetit të tij është në të Parën, ndërkohë që përballet me Dinamon në shtunën.

“Takimi Vllaznia-Dinamo do sjellë në kujtesë historinë e madhe të tyre, por në një realitet tjetër”, thotë shkurtimisht Dedja për “SportEkspres.com”, ndërkohë që flet për garën dhe mendon se në javën e 20-të sytë do të jenë të drejtuara nga ekipet që luftojnë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

“Faza e tretë e ka specifikën e saj, që për mendimin tim favorizon më shumë skuadrat që kryesojnë në të dy grupet. Them se do të një javë të “nxehtë” për të katër ndeshjet e zonës Play-out, pasi matematikisht mbijetesa është vënë në diskutim thuajse nga të gjitha skuadrat që kërkojnë ta realizojnë këtë objektiv”, përfundon shkodrani.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.