“Gafa” e Dortmundit, Dembele në formacion

0

Gafë? Praktikisht jo, por tallja është legjitime. Dortmundi dje ka përfshirë Osman Dembelenë në formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme në kampionat me Hertën e Berlinit, edhe pse të gjithë e dinin se francezi do të transferohej te Barcelona.

Në një artikull në sajtin zyrtar të klubit verdhezi duket emri i 20-vjeçarit, por ai sot me siguri që është në qytetin spanjoll, aty ku është transferuar për rreth 150 mln euro (bashkë me bonuset).

A i falet kjo Dortmundit? Po, sepse nëse nuk do ta shkruante emrin e lojtarit, çdo tifoz do ta kuptonte para kohe se gjithçka është mbyllur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image