Punë piratësh, Mesi te Reali!

Pas transferimit të Nejmarit në Paris, gjithçka është e mundur në futboll. Pothuajse, sepse ka disa gjëra që janë tabu.

Lionel Mesi, për shembull, nuk mund të shkojë te Reali i Madridit.

Gjithsesi, edhe kjo ndodhi sot. Reali në faqen e vet në Twitter prezantoi bombën e shekullit, duke shkruar në 4 gjuhë: Mirë se erdhe, Mesi!

Mos u shqetësoni, asgjë e vërtetë. Thjesht piratët informatikë, hakersat pa fund, morën kontrollin e faqes së  klubit madrilrn, për pak kohë. E njëjta gjë i ndodhi Barcelonës para dy ditësh, me hakersat që zyrtarizuan blerjen e Di Marisë.

Nuk dihen arsyet, por pikëpyetja e madhe është: a ka siguri të mjaftueshme në internet? Me sa duket, jo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online