“Furrnalta” zikaltër shkrin Totenhemin, çfarë epilogu në San Siro!

0

Interi më në fund është zgjuar dhe ka treguar ç’di të bëjë, sepse skuadra nuk është e tillë që të vuajë aq shumë në Serinë A dhe mund ta thotë fjalën e vet edhe në Champions. Aty anteri mungonte prej shumë vitesh dhe tifozët e kanë pritur gjatë mbrëmjen e sotme, ndaj San Siro ishte një “furrnaltë”, ku Totenhemi do të mposhtej 2-1, në një fund takimi të çmendur.

Kur Luçiano Spaleti ëndërroi gjatë Luka Modriç në verë, e kishte një arsye, sepse ky Inter e ka pikë të dobët mesin e fushës dhe mungesën e një organizatori. Këtë e ka Totenhemi, sepse Eriksen është një gjeni, që do të shkëlqente në çdo klub në planet.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe të dyja skuadrat luajtën një futboll shumë taktik, duke u munduar të mos linin hapësira pas. Herri Kejn e pati shansin e artë, por i vetëm përballë Handanoviç gaboi.

Në pjesën e dytë Totenhemi gjeti golin me Eriksen (53’), futbollist i jashtëzakonshëm para porte, aq sa ka shënuar 3 gola në 5 ndeshjet e fundit në Champions.

Në San Siro pllakosi trishtimi, sepse dujkej në horizont humbja e radhës dhe Interi i kishte humbur 8 ndeshjet e fundit në Champions ku pësonte gol i pari.

Megjithatë, reagimi i tërbuar i Interit erdhi në fund, sepse në minutën e 85-të kapiteni Ikardi shënoi një gol fantastik me gjuajtje perfekte nga jashtë zone (goli i parë sezonal), ndërsa në minutën e 92-të Vesino mposhti një Totenhem të trullosur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.