Flamurtari tregon pse është “mbreti”, fund pathyeshmërisë së Tiranës

Flamurtari në basketboll për femra e kishte nisur ngadalë kampionatin dhe i lëshoi terren Sh.K.B.Tiranës, që nisi arratinë. Megjithatë, në një kampionat ku vendi i parë nga i katërti nuk kanë ndonjë ndryshim të madh, pasi shkojnë njësoj në play-off, duket se Viron Toska i ka bërë mirë llogaritë.

Vlonjatet kanë nisur të marshojnë dhe sot fituan 83-75 brenda në Tiranë, duke ndalur vrapin e kryesuesve. Vajzat bardheblu patën fituar sfidën e parë në Vlorë, por tashmë llogaritë janë barazuar dhe duket qartë se dueli do të vijojë deri në fund, edhe për titull.

Basketboll Femra

Java e 10-të

Renditja: Sh.K.B.Tirana 19 pikë, Flamurtari 17, Sh.B.Tirana 17, Vllaznia 15, Studenti 12, Elbasani 10.

One thought on “Flamurtari tregon pse është “mbreti”, fund pathyeshmërisë së Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *