“Përpara tij ishte një farë… Obamejangu” ,media italiane vlerëson Gjimshitin: E udhëheq mbrojtjen me kujdes

Berat Gjimshiti ka shfaqur një nivel mjaft pozitiv në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Mbrojtësi shqiptar është treguar i kujdesshëm në mbrojtje në barazimin 1-1 kundër Marsejës. “Tuttomercatoweb”-i e ka vlerësuar kapitenin e Shqipërisë me notën 6.5 dhe ka vënë theksin te neutralizimi i një sulmuesi si Obamejangu.

“E udhëheq mbrojtjen me kujdes. Përpara tij është një farë Obamejangu, por qendërmbrojtësi zikaltër e kufizon shumë me ndërhyrjet dhe mbulimet e tij gjithnjë të kujdesshme”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/