Fjalët e para të Zazës: Torino më realizoi ëndrrën

Simone Zaza u rikthye në Itali dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e Torinos. 27 vjeçari është i lumtur dhe gati për të nisur aventurën e re me ekipin granata. Ai prezantohet në këtë mënyrë përpara tifozëve të rinj.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin Kairo dhe Torinon, sepse më realizuan ëndrrën për t’u kthyer në Itali. Më në fund u realizua ajo çfarë dëshiroja.

Prioriteti im është të arrij shokët e ekipit dhe t’ia nis menjëherë punës për të dhënë kontributin tim në skuadër”, shprehet Simone Zaza, i cili do të formojë më Belotin një dyshe të fortë në repartin ofensiv të Torinos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *