Falenderime dhe tifozllëk, Benatia: Ishte kënaqësi, shihemi në… Madrid!

0

Medi Benatia nuk është më një futbollist i Juventusit. Mbrojtësi do të transferohet në Katar aty ku do të vazhdojë karrierën me ekipin e Al Duhail.

10 milionë euro kanë shkuar në arkat e bardhezinjve, që kanë ofruar menjëherë Kaseres nga Lacio për të zëvendësuar 31-vjeçarin maroken.

Benatia ka postuar një mesazh lamtumire në “Twitter”, ku nuk i kursen fjalët e mira për Juventusin. Ai do të jetë i pranishëm në Madrid për të ndjekur nga afër duelin e Champions Ligës, Atletiko Madrid-Juventus dhe për të bërë tifozllëk për shokët e tij.

Ju falënderoj të gjithëve, ishte një kënaqësi e madhe. Shpresoj të vij në Madrid për të bërë tifo për ju, pasi ky Juventus e meriton”, shkruan qendërmbrojtësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.