Evra e tepron me karagjozllëqet, nis hetimi në Paris

0

Patris Evra njihet për karakterin e tij, ku shpesh vjedh vëmendjen kryesore të mediave. Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, ishte në shkallët e stadiumit të “Parc des princes” mbrëmjen kur PSG u eleminua nga “djajtë e kuq” dhe pas ndeshjes bëri video, duke ofenduar parizienët.

“PSG, ju të gjithë jeni gej, ja ku janë burrat”, thoshte në një pjesë ish-mbrojtësi. Për këtë arsye, klubi francez, kishte bërë një denoncim dhe u kishte kërkuar autoriteteve që të hapnin një hetim për 37-vjeçarin.

Pikërisht ditën e sotme, autoritetet në Paris, kanë raportuar se është hapur një hetim ndaj Evras, për sa i përket ofendimeve të tij pas ndeshjes PSG-Mançester Junajtid. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të hetimeve.

evra

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.