Është momenti i Xhakës, sërish në “top11”

0

Taulant Xhaka është në një moment fantastik, sepse javën e shkuar ishte më i miri në fushë dhe i shënoi CSKA Moskës, ndërsa në fundjavë shkëlqeu sërish në fitoren 2-1 që Bazeli arriti në fushën e vet ndaj Tunit.

Fitorja ka ngjitur në vendin e dytë Bazelin, që tani shënjestron Jang Bojsin, kryesues me 5 pikë më shumë.

Xhaka ishte sërish ndër më të mirët dhe është përfshirë në formacionin e javës, ashtu si Albian Ajeti. Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, sapo ka kaluar te Barzeli dhe është ambientuar shumë mirë, ndërsa fundjavën e shkuar shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe luajti mjaft mirë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image