Teuta-Skënderbeu, sërisht 11-metërsh për Skënderbeun, Muzaka nuk gabon

Kategoria Superiore – Java 7

E hënë, më 23 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Teuta – Skënderbeu        1-4

Goli: Amadu Latif 8′ / Taku 50′, Lilaj 67′, Soue 72′, Muzaka  77′

Teuta: Moçka, Beqja (Beqaj 76′), Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Hila (Bilali 73′), Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç (Shehaj 80′), Latif. Të gatshëm: Kastrati, Sykaj, Abe, Osemene. Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Dita (Osmani 31′), Muzaka (Shkodra 79′), Lilaj, Taku, Xhejms, Soue (Gripshi  84′). Të gatshëm: Teqja, Lulaj, Kelmendi. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Dediç 46′,  / Osmani 47′,Mici 60′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ermal Barushi, Gernat Qirici

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Sokol Jareci

EPISODET

77’ – SËRISHT PENALLTI PËR SKËNDERBEUN, MUZAKA NUK GABON – Beqaja në dyluftim me Micin, ky i fundit rrëzohet dhe 11-metërsh sërish për Skënderbeun. Këtë herë Muzaka shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

72’ – TREFISHON SKËNDERBEU. Harkimi nga e majta, Soue në qendër të zonës godet bukur me kokë dhe shënon golin e tretë për Skënderbeun dhe të tretin personal në këtë edicion.

 67′ – SKËNDERBEU NË AVANTAZH. Një prekje e topit me dorë në zonën durrsake konsiderohet si 11-metërsh nga gjyqtari kryeso. Lilaj merr përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë duke shënuar golin e avantazhit.

60′ Sërish Amadu latif i rrezikshëm, sërish kros në zonë, por këtë radhë goditja e tij me kokë shkon mbi traversë.

50′ BARAZON SKËNDERBEU. Një top drejt zonës, aty Soue nuk arrin ta kontrollojë, por topi përplaset te një mbrojtës vendas dhe Taku i vetëm me portierin Moçka nuk fal, 1-1.

MBYLLET PJESA E PARË Teutë bindëse, një gol, lojë e kujdesshme dhe shumë e saktë. Skënderbeu e nisi keq, goli e tronditi dhe vetëm në fundin e pjesës së parë krijoi disa rreziqe. Nuk ishte Skënderbeu i zakonshëm në këto 45 minuta të para.

45′ Tjetër kros në zonë, aty Xhejms Adeniji godet me kokë, por mbi traversë. Humbet një rast të mirë Skënderbeu.

42′ Rast i mirë për Skënderbeun. Një kros në zonë gjen të lirë Souenë, i cili ndalon topin dhe gjuan fort, por mbi traversë.

13′ Amadu i papërmbajtshëm, tenton sërish në zonë, por gjuajtja e fortë shkon mbi traversë.

8′ GOL TEUTA Kros nga e majta e sulmit durrsak, Amadu është i vetëm në zonë, kërcen fuqishëm dhe me kokë e çon topin në rrjetë. Goli i parë në kampionat për sulmuesin afrikan!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online