Tramexani, një dështim kolosal që i kushton shtrenjtë Sionit

Paolo Tramexani është larguar nga drejtimi i Sionit: 13 pikë në 12 ndeshje, eliminim nga kupat, lojë mediokre dhe rrezik rënieje nga kategoria, në një kohë që skuadra konsiderohet ndër më cilësoret në Zvicër.

Çfarë shkoi keq? Në Zvicër e shohin problemin fillimisht te presidenti i Sionit Kristian Konstantin, një person i paqëndrueshëm, problematik, polemik, i çuditshëm, i cili e ka kthyer Sionin në një cirk.

Tramexani ka pranuar të bëhet pjesë e këtij cirku, ka rrezikuar shumë dhe e ka paguar shtrenjtë, sepse pushimi nga puna që në tetor është një goditje e rëndë për karrierën e tij të re, që kishte nisur në mënyrë mahnitëse, me gjysmë sezoni fenomenal te Lugano.

Dolën të humbur të gjithë, edhe Lenjani e Kukeli, që shkuar te Sioni vetëm për Tramexanin, por ndërkohë trajneri italian e ka një ngushëllim. Kur nisi punë në mes të qershorit, firmosi kontratë dy-vjeçare, ashtu si ndihmësit e vet Mirko Konte e Alesandro Reçenti dhe videoanalisti Jakobo Gornati (asnjëri nuk fliste frëngjisht, problem madhor). Aty e pësoi keq presidenti i klubit, sepse ndryshoi gjithë skuadrën që luajti finalen e kupës sezonin e shkuar dhe tashmë i duhet të paguajë një faturë të shtrenjtë, sepse Tramexani është trajneri më i paguar në historinë e klubit. Plot 860 mijë euro në sezon, pa bonuse, për Tramexanin, që tashmë duhet të paguhet deri në fund, ashtu si ndihmësit. Vetëm Kristian Gros te Bazeli, në vitin 2009, u pagua më shtrenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online