Emeri: Kualifikimi i hapur, në futboll s’ka vend për frikë

Arsenali do të ndeshet nesër në “San Poalo” ndaj Napolit. Të zotët e shtëpisë kanë për detyrë të shlyejnë paraqitjen zhgënjyese të ndeshjes së parë, ku u mundën 2 – 0. Trajneri i “topçinjve” e pranon se një ekip me cilësinë e Napolit është mëse i aftë t’i eliminojë ata nga Europa League pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë.

“Janë një klub i madh me histori dhe më një trajner të njohur. Kanë lojtarë të mirë dhe renditen të dytët në kampionat. Mendoj se shanset për të kaluar në gjysmëfinale janë 50 me 50. E dimë që ata janë të aftë të përmbysin rezultatin në Napoli pasi janë një ekip i fortë”.

“Ëshë e rëndësishme që të shënojmë. Mentaliteti jonë është që të shënojmë as më shumë gola dhe të nisemi menjëherë për në sulm sapo të marrim kontrollin e topit.  Është një ndeshje futbolli, s’ka vend për frikë kur ndeshen dy skuadra me kaq shumë eksperiencë. Do të jetë 90 minuta të gjata shumë më të ndryshme nga ato të ndeshjes së parë”, përfundoi Emeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *