Eden Hazard i bindur: Duhet të fitojmë Europa Ligën!

Eden Hazard po kalon një moment të mirë dhe është një nga më të spikaturit tek Çelsi. Sulmuesi belg ka treguar në Belgjikë. Në një prononcim për “Sportbible” ka theksuar se në Premier Ligë luajnë lojtarët më të mirë në botë.

Po ashtu Hazard ka veçuar dhe objektivat e skuadrës së tij, teksa shprehet se mirë do të ishte që skuadra të triumfonte në Europa League.

“Në kampionatin tonë luajnë lojtarë shumë të mirë. Aguero është një nga më të mirët, ashtu si dhe De Bryjne, i cili është i dëmtuar për momentin. Nuk duhet harruar dhe Momo Salah, i cili ishte më i miri një viti më parë. Po ashtu do të veçoja dhe Ngolo Kanten.

“Mund të them se po kaloj një moment të mirë, por për dy muaj besoj se do jem akoma dhe më mirë. E rëndësishme është që të marrim rezultate pozitive dhe të luajë. Synimet tona? Duhet të jemi sërish në Champions edicionin e ardhshëm, por do ishte mirë të fitonim dhe ndonjë trofe. Europa League do ishte mjaft mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *