E kryer | Kontratë deri në vitin 2023, Bajerni “betonon” sulmuesin

0

“Dashuria” mes Levandovskit dhe Bajern Mynih do të zgjasë “përjetësisht”. Sulmuesi sezonin e kaluar kërkoi largimin, megjithatë tani ka ndërruar tërësisht mendje. “Sky Sport” raporton se polaku do të zgjasë kontratën e tij me bavarezët deri në vitin 2023.
Menaxheri i sulmuesit, Pini Zahavi ka rënë dakort me klubin për të rinovuar kontratën e 30-vjeçarit. Marrëveshja aktuale përfundon në vitin 2021 dhe në Mynih janë mësuar t’i paraprijnë gjërave.

Për Momentin Levandovski është me pushime. Pas kthimit të tij do të bëhet edhe finalizimi kontratës së re, që përkon me firmën mbi letrën e bardhë. Kështu, Levandovski do vazhdojë të kolenksionojë edhe më shumë gola e rekorde në “Allianz Arena”.

Polaku erdhi me kosto zero nga Borusia Dortmund në vitin 2014. Që nga ai moment ai ka treguar se është një “fabrikë” golash. Në 242 ndeshje gjithsej si bavarez, Leva regjistron plot 191 gola dhe 47 asiste. Një nga lojtarët më produktivë që ka luajtur ndonjëherë në këtë klub.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.