E konfirmon edhe Tuhel, të reja për Rabiot

0

Mbas fitimit të Superkupës së Francës, PSG e ka nisur mbarë dhe kampionatin. Fitore me tris golash përballë Kaen, por në klub duhet zgjidhur çështja e mesfushorit Rabiot. Kontrata i skadon vitin e ardhshëm dhe lojtari nuk pranon të rinovojë. Ai dëshiron largimin dhe dëshira e tij mund të triumfojë. Trajneri Tuhel ka folur mbas ndeshjes me Kaenin dhe tregon situatën e mesfushorit.

“Nuk jam i sigurtë nëse do të qëndrojë, por është në dorë të lojtarit. Ai e di mirë që unë dua të punoj me të dhe mendoj që mund të bëhet një lojtar i madh”.

Fjalë të shkurtra, por plot kuptim. Në Paris dëshirojnë qëndrimin e tij, duke filluar nga trajneri gjerman, por edhe presidenti Al-Kelafi, i cili e konsideron një pikë kyçe të ekipit. 23-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit kontratë me kampionët e Francës, kështu që PSG është i detyruar ta shesë, për të mos e humbur në fund të sezonit pa përfituar asnjë euro. Diçka e tillë rrit shpresat e Barcelonës dhe Milanit, të cilët janë gati për të garuar mes tyre për shërbimet e Andre Rabiot.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.