E kërkon gjysma e Europës, Sanço: Kam objektiva të qarta, ju tregoj çfarë synoj!

Xhejdon Sanço është një nga lojtarët më të përfolur dhe ylli anglez, i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në Bundesliga. Me fanellën e Dortmundit, 18-vjeçari ka qenë një nga futbollistët më të mirë dhe më të rëndësishëm. Mançester Junajtid është skuadra që po çmendet për të dhe “Djajtë e Kuq”, e duan me doemos në skuadër, megjithatë, vetë talenti i ka mbyllur derën një transferimi në “Old Trafford”, pasi për Goal, u shpreh:

Xhejdon Sanco duke festuar nje nga golat e tij

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si kam luajtur këtë sezon. Nuk e mendoja kurrë se do të ishte kështu. Në fillim, nuk po luaja shumë, por mundësia më erdhi dhe për fat të mirë, gjërat funksionuan. Gjithçka e kam arritur me punë të palodhshme, por dhe skuadra e trajneri më kanë ndihmuar. Më kanë besuar në një moshë të re dhe për këtë, dua t’i falënderoj. E ardhmja? Sezonin tjetër dua titullin kampion me Dortmundin, nuk kënaqemi më me vendin e dytë”, përfundoi 18-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *