E ardhmja e Ndombele, kuotat e bëjnë lojtar të Real Madridit

Me paraqitjet e tij me Lionin këtë sezon, Tangui Ndombele, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Thuajse gjysma e Europës kërkon firmën e mesfushorit francez, që ka një të ardhme të ndritur përpara. Së bashku me Auar në mesfushë, Ndombele ka qenë pikë kyçe e skuadrës franceze të Lionit.

E gjithë kjo vëmendje ndaj tij, ka bërë që e ardhmja e tij edhe të kuotohet nga portale të shumta franceze. Transferimi i tij te Totenhem, një nga skuadrat e interesuara për firmën e tij, është 4/10, ndërsa te kampionët e Francës, PSG, 5/10.

Te dy skuadrat e Mançesterit, Siti dhe Junajtid, transferimi i tij kuotohet me 7/10, ndërsa te Juventusi me 7.5/10. Kuotën më të madhe dhe skuadra favorite për të arritur te firma e tij, shihet Reali i Madridit, që kuotohet me 8.5/10. Mbetet për t’u parë se ku Ndombele do të vazhdojë karrierën e tij, ndërsa arkat e Lionit do të mbushen me një shumë të konsiderueshme parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *