E ardhmja e Kasijas, Porto merr vendimin

Iker Kasijaj do vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së Portos, por jo si futbollist. Klubi portugez njoftoi se 38-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik derisa situata e tij shëndetësore të shkojë drejt normalizimit.

Problemet për Kasijas filluan në muajin maj, kur “gardiani” pësoi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve bën që 38-vjeçari ta merrte me shpejtësi veten.

Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Kasijas nuk është frikësuar dhe beson se mund t’ia dalë të rikthehet në portë edhe për disa ndeshje të fundit në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *