Duel për Ivan Balliun, Malaga ka një rival

0

Ivan Balliu, edhe pse është në kontratë edhe për një vit me Metz, nuk do të vijojë të qëndrojë në Francë. Palët e kanë bërë të qartë qëndrimin dhe mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka dy oferta. Në Spanjë ai i është propozuar skuadrës së Malaga, që garon në Segunda Divizion.

Sipas gazetës “Sport” në Spanjë, për shërbimet e Balliu është futur në garë edhe Legia e Varshavës. Në fakt nuk është një emër i ri, pasi emri i mbrojtësit është lakuar te polakët që në fillim të merkatos së verës.

Balliu nuk është se ka shumë kohë dhe i duhet të vendosë sa më shpejt për ekipin e ri, në mënyrë që të nisë përgatitjet dhe të jetë sa më shpejt gati për lojë. Mbrojtësi pas tre sezonesh pritet që të largohet nga Franca.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.