Dorë e hekurt, Këlcyra përjashtohet nga kampionati

0

Pritej furtunë dhe ajo erdhi. Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar nga kampionati Këlcyrën, pasi lojtarë të saj dhunuar arbitrin Alvi Paço në sfidën kundër Përmetit javën e shkuar. Pamjet makabre nuk mund të mos alarmonin të gjithë në Shqipëri dhe nuk mjaftojnë më gjobat e pezullimet.

Një vit pezullim për trajnerin e Këlcyrës, Robert Spahiu, përjashtim përjetë për futbollistët Renis Spahiu e Kamber Kamberaj, përjashtim dy-vjeçar për 4 futbollistë.

  1. KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive duke cenuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

  1. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu, për kërcënim, nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  2. Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.
  3. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.
  4. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.
  5. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.