Pezullohen Krymi e Hoxhallari, Bylisi humbet në tavolinë

Sherri i ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, mes Vllaznisë e Tiranës, ka pasur vetëm 3 pezullime. Krymi e Hoxhallari, të cilët u përleshën në pjesën e parë dhe dolën me karton të kuq, janë pezulluar me dy ndeshje secili. Ndërkaq, tetë ndeshje për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Eugent Zekën, i cili në fund të ndeshjes protestoi ashpër tek arbitri.

Edhe Spartak Ajazi i Besëlidhjes është pezulluar për dy ndeshje, për kartonin e kuq marrë në Kavajë ndaj Skënderbeut.

Ndërkaq, Bylisi ia ka hedhur paq kundër Luftëtarit, sepse mosparaqitja në kohë i ka kushtuar humbjen 3-0, por jo gjobë apo përjashtim nga kompeticioni për sezonin e ardhshëm.

  1. KF ”Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.
  2. Lojtari i KF “Vllaznia”,Ardit Krymi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Tirana”,Erjon Hoxhallari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF “Vllaznia”,Eugen Zeka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS,zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  5. Lojtari i KF “Beslidhja” ,Spartak Ajazi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF “Bylis”,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Luftëtari” planifikuar të luhej më datë 13.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Geri Selimaj, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Fabio Ramzoti, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Porto” U-17,Erisidjo Djala,si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
  10. Saktësimin e bazës ligjore të vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.12.2017, pika 1; nga neni 115 i Rregullores së Veprimtarisë Sportive në nenin 117 të kësaj Rregulloreje dhe shtimin e nenit 65/1 të Kodit të Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online