Disiplina gjobit Superioren, e pësojnë katër klube

0

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer , teksa ka vendosur gjoba për katër klube të Superiores. Kamza ia ka hedhur me gjobë, kur Kukësi e Teuta, që u përballën mes tyre, do të duhet të arkëtojnë në FSHF nga 1 milion lekë.

Tirana e Flamurtari janë klubet e gjobitura më rëndë. Nga tre milionë lekë gjobë është vendosur për këto dy klube. Tashmë te Disiplina e kanë ndarë mendjen dhe për Superioren dënime të fushave do të ketë vetëm kur të ndodhë ndonjë akt i rëndë dhune.

VENDIMET E DISIPLINËS
– KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

– KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

– KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

– FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

– KF “Kamza’, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.