Befasohen Kukësi e Laçi, Luftëtari e Teuta super! Vllaznia përmbys Kamzën

0

Kukësi e Laçi janë befasuar në ndeshjet e para, pasi janë mundur nga Apolonia dhe Bylisi. Për bardhezinjtë është më i vështirë kualifikimi, pasi janë mundur 0-2. Vllaznia e Hasan Likës ka treguar forcën kundër Kamzës, madje duke triumfuar me përmbysje. Kualifikimi mbetet i hapur gjithsesi. Teuta dhe Luftëtari kanë fituar në transferta dhe kalimi në çerekfinale është një formalitet.

Teuta ka bërë detyrën me Lushnjën, duke fituar me rezultatin 1-3. Kallaku me penallti dhe Vila në pjesën e parë shënuan dy herë, ndërkohë që me fillimin e fraksionit të dytë të lojës ishte Progni që e çoi në 0-3 rezultatin. Gjyla për lushnjarët shënoi golin e nderit.

Luftëtari ka mundur në transfertë Egnatian, në një ndeshje që u zhbllokua në pjesën dytë. Ramadani shënoi me 11-metërsh dhe i la radhën sulmuesit Dunga për të realizuar golin e qetësisë. Gjirokastritët nuk u mjaftuan me kaq, pasi shënuan sërish me Rapon dhe fituan 0-3.

Vllaznia ka mundur me përmbysje Kamzën e Ernest Gjokës. Miqtë realizuan të parët me mesfushorin Xhuljo Mehmeti dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Shkodranët këmbëngulën dhe arritën të barazonin me anë të mbrojtësit Antonio Marku. Golin e avantazhit e realizoi sulmuesi Zhunior, i cili e dërgoi topin mes këmbëve të portierit Avdyli.

Bylisi ka treguar muskujt kundër Laçit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Kualifikimi i kurbinasve vështirësohet kështu. Bytyçi me penallti shënoi i pari, kurse në fund realizoi mesfushori Bajramaj. Skuadra e Prengës do duhet të djersijë shumë në takimin e kthimit.

Befasohet edhe Kukësi, që e ka veten në disavantazh të dyfishtë në takimin me Apoloninë. Gjata në fund të pjesës së parë dhe më pas Hysenshahaj e çuan ndeshjen në 2-0. Rroca goditi shtyllën për Kukësin, ndërsa Ethemi i ngushtoi shifrat në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

KUPA E SHQIPËRISË-TURI I DYTË

GRUPI A

Datë 22 janar 2019
Besëlidhja-Skënderbeu 1-2
Kastrioti-Partizani        2-4

Datë 23 janar 2019
Egnatia-Luftëtari         0-3
Shënues: Ramadani 51′ (pen.), Dunga 55′, Rapo 84′
Vllaznia-Kamza            2-1
Shënues: Marku 58′, Zhunior 77’/ Mehmeti 18′

GRUPI B

Datë 23 janar 2019
Apolonia-Kukësi          2-1
Shënues: Gjata 42′, Hysenshaj 54′ / Ethemi 61′
Bylis-Laçi                      2-0
Shënues: Bytyçi 50′ (pen.), Bajramaj 84′
Lushnja-Teuta             1-3
Shënues: Gjyla 86′ / Kallaku 30′ (pen), Vila 36′, Progni 51′
Tirana-Flamurtari       17:00

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg