Dinamo e Erzeni nuk falin, Besa i shkëputet Bylisit e Pogradecit

Dinamo ka marrë pikët e plota ndaj Burrelit, në një ndeshje që është zgjidhur vetëm në fund. Çeliku ishte autori i golit të fitores për blutë. Erzeni ka triumfuar ndaj Vorës me përmbysje. Goli të Sejdinit i është përgjigjur dy herë Goxha dhe në fund Bella. Shijakasit kanë marrë pikët e plota.

Shënkolli nuk ka falur në shtëpi Veleçikun. Përgjini me dygolëshin e tij dhe David kanë realizuar tre herë në portën e koplikasve, duke fituar bindshëm. Tre pikë të arta për Korabin ndaj Besëlidhjes. Erand Hoxha realizoi golin e parë për dibranët, kurse Thea barazoi për lezhjanët. Skuka ishte ai që vendosi fatet e ndeshjes, duke realizuar golin e fitores për Korabin.

KATEGORIA E PARË – JAVA 9

GRUPI A
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00

Vora-Erzeni 1-3
Shënues: Sejdini 19′ / Goxhaj 44′, 73′, Bella 90′
Shënkolli- Veleçiku 3-0
Shënues: Përgjini 34′, 44′, David 85;
Burreli-Dinamo 0-1
Shënues: Çeliku 83′
Korabi-Besëlidhja 2-1
Shënues: Hoxha 31′ (pen.), Skuka 64 / Thea 53′

E hënë, më 12 nëntor 2018, ora 14:00
Iliria- Vllaznia

Bylisi është befasuar në shtëpi nga Oriku. Edhe pse ballshiotët kanë shënuar dy herë në pjesën e parë, në fund ndeshja është mbyllur 2-1. Antoni dhe Kofi shënuan për Bylisin, ndërkohë që në shtesën e pjesës së parë Dhrami ndëshkoi ish-skuadrën e tij nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Portieri Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq dhe në pjesën e dytë vendasit luajtën me një lojtar më pak. Oriku e shfrytëzoi këtë dhe arriti të barazojë dhe të marrë një pikë me vlerë. Kjo ndalesë e Bylisit është shfrytëzuar nga Besa.

Kavajasit arritën të fitonin në Cërrik kundër Turbinës me rezultatin 0-2. Çekiçi shënoi dy herë në pjesën e parë dhe i dha pikët e plota Besës, që tanimë ka tre pikë më shumë se Bylisi. Ka ngecur edhe Pogradeci, që u mposht në Lushnjë prej një goli të shënuar nga Fatjon Sefa.

GRUPI B
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00

Turbina-Besa 0-2
Shënues: Çekiçi 22′ (pen.), 36′
Lushnja-Pogradeci 1-0
Shënues: Sefa 33′
Bylisi-Oriku 2-2
Shënues: Antoni 2′, Kofi 13′ / Dhrami 45+1′ (pen.), Bocaj  75′

E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Apolonia- Egnatia

E hënë, më 12 nëntor 2018, ora 14:00
Elbasani- Tomori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *