Spaleti: Të mos bëhemi mendjemëdhenj. Murinjo? Kur ngacmon luanin, ai ulëret!

Interi ndodhet në një formë shumë të mirë, ndërsa nesër do të përballet me Atalantën në transfertë. Një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar, siç e pohon dhe Luçiano Spaleti. Trajneri i Interit ka folur në konferencën për shtyp, duke thurur elozhe për trajnerin Gasperini dhe Atalantën e tij.

Spaleti komenton dhe mundësinë e rrotacionit, ndërsa e mbyll me një koment pikant për Zhoze Murinjon dhe reagimin e tij në ndeshjen e Champions-it kundër Juventusit. Tifozët bardhezinj e ofenduan gjatë gjithë ndeshjes dhe portugezi, pasi priti dhe duroi, shpërtheu në fund, duke ironizuar tifozët kundërshtarë.

FORMA – “Fitoret rresht tregojnë atë që duhet të kishim bërë dhe ky është niveli ynë. E nisëm pak të relaksuar kampionatin, ndërsa më pas nisëm galopimin. Këto fitore mbushin sebratorin e bindjes, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos krijojmë konfuzion dhe të mos bëhemi mendjemëdhenj. Fitoret nuk të japin avantazh në ndeshjet e radhës dhe duhet të kuptojmë se në çfarë niveli pjekurie kemi arritur.

ATALANTA – “Gasperini i bën mirë futbollit, duke e bërë gjithnjë e më të bukur e modern. Forca e Atalantës nuk vihet në dyshim dhe ata të ushtrojnë shumë presion. Fakti që Atalanta nuk renditet në vendet e para nuk vlen dhe po paguajnë nisjen jo të mirë të kampionatit. Kanë forcë fizike dhe mendore, në stadiumin e tyre ‘marrin flakë’ dhe kanë cilësi në skuadër.

RROTACIONI – “Për mua është e rëndësishme t’i kem të gjithë lojtarët gati për ndeshje. Kjo është cilësia e një kampioni, të vejë rezultatin e skuadrës përpara gjithçkaje. Ju marr shembullin e Zhoao Marios, Galjardinit dhe D’Albert. Komplimente për te tre, sepse kanë qëndruar të fortë, edhe pse nuk janë pjesë e listës së Champions-it. Logjika të çon në faktin që lojtarët që kanë luajtur në Champions janë më të lodhur. Brozoviç ka dhënë shumë dhe ka shpenzuar energji, Ai lidh lojën tonë, nga mesi i fushës deri në ‘Curva Nord’ dhe për ne është shumë i rëndësishëm. Perishiç? Ai është brenda gjithë numrave të renditjes tonë. Jemi të kënaqur me Ivanin, i cili jep një kontribut të madhe me vrapimet dhe shkëputjet e tij. Ky është shkaku që luan gjithmonë.

MURINJO – “Zhoze është shprehur se nuk do ta ribënte një gjest të tillë dhe jemi të gjithë dakord. Por, ka presione emocionale, mbi të gjitha në disa lloj ndeshjesh, që të shtojnë emocionet dhe rrezikon të biesh pre e provokimeve. Nëse ngacmon një luan, ai ulëret. Reagimi i tifozëve të Interit flet qartë për dashurinë e pafund që kanë për portugezin. Kjo gjë duhet të jetë një stimul dhe për ne, që të arrijmë të bëhemi pjesë e këtyre ndjenjave. Kemi nevojë për vazhdimësi rezultatesh. Gjithmonë duhet të përmirësohesh vazhdimisht dhe të kërkosh të lumturosh popullin interist, që e meriton një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online