Devolli: Sot dominuam, fatin e sezonit e kemi në dorë ne!

0

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, ka folur pas ndeshjes së fituar 2-0 përballë Flamurtarit, ku u shpreh shumë i lumtur për atë që të tijtë dhanë në fushë. Kastrioti është tashmë vetëm 2 pikë larg Tiranës, kundërshtari i radhës në kampionat. Kreu i stolit krutan u shpreh:

“Normale që fitorja më kënaq, por sot më kënaq më shumë loja e e kipit. Kemi bërë një 90-minutësh shumë të mirë dhe kishim mundësi të bënim dhe gola të tjerë. Mgjithatë, prapë në 90 minuta nuk dimë ta menaxhojmë ndeshjen siç duhet. Kjo dhe prej presionit të pikëve, prej mungesës së eksperiencës, pasi janë çuna të rinj.

Vetëm me punë në stërvitje çdo ditë, me përkushtim dhe me entuiziazëm, duhet të vazhdojmë deri në fund. Tani më vjen mirë vetëm për një gjë, që fatin e sezonit në këto tre ndeshje të mbetura, e kemi në dorë ne. Që nesër të gjithë në punë, të arrijmë te objektivi që kemi në i gjithë si klub”, u shpreh Devolli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.