Hazard dhe e ardhmja, Sarri lëshon deklaratën domethënëse

Trajneri i Çelsit Mauricio Sarri ka deklaruar se shpresa e tij është që Eden Hazard të qëndrojë te Çelsi, por nga ana tjetër e pranon se vendimi është i lojtarit dhe duhet respektuar.

Pas barazimit 0-0 në fushën e Lester Sitit, me të cilin Çelsi siguroi vendin e tretë në Premier Ligë, Sarri shpjegoi se lodhja e madhe e detyroi që ta ulte në stol yllin belg.

Eden ishte i lodhur sot, ndaj ishte në stol. U munduam të fitojmë, me të në fushë, në 25 minutat e fundit“, tha Sarri.

Më pas, natyrisht,e ardhmja e belgut, që hyn në vitin e fundit të kontratës dhe duket pranë Realit: “Mendoj se Eden ka luajtur këtu për 7 sezone, duke u munduar të japë më të mirën e vet në çdo ndeshje dhe tani është koha ta respektojmë vendimin e tij. Unë nuk di gjë, klubi duhet pyetur, por shpresoj që ai të qëndrojë me ne”.

Më 29 maj Çelsi do të luajë finalen e Europa League në Baku, kundër Arsenalit, shansi perfekt për ta mbyllur sezonin me sukses, përtej gjithë luhatjeve e problemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online