Dështim kolosal, Barçës i ngel në derë mesfushori problematik

Te Barcelona po mendojnë të bëjnë disa spastrime për t’i hapur rrugë afrimeve të reja. Lojtari që drejtuesit e Barcelonës duan të largojnë me shpejtësi është mesfushori turk Arda Turan.

Në dy vitet e fundit 32-vjeçari ka qëndruar në huazim te skuadra e Bashakshehirit në kampionatin turk. Mesfushorit ka dhe një vit në kontratë, por dëshira e drejtuesve është që ta shesin për një shumë minimale.

Megjithatë, edhe kjo gjë po rezulton mjaftë e vështirë. Turan nuk është më lojtari që jemi mësuar ta shikojmë kur shkëlqente të Atletiko dhe kjo gjë dihet mirë nga të gjithë. Si të mos mjaftonte kjo rënie në formë e turkut, Turan njihet për problematikat e shumta jashtë fushe.

Paga prej 7 milionë eurosh po bëhet pengesë për transferimin e lojtarit. Asnjë klub nuk pranon t’i ofrojë një kontratë me kushte të ngjashme. Nëse situata qëndron e njëjtë, drejtuesit e Barcelonës s’do kenë zgjidhje tjetër përveç se ta çojnë lojtarin në ekipin rezervë për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *