Demiraj “këshillon” Federatën: Vendet e treta, një finale!

0

Albpetroli synoi ngjitjen në Kategorinë e Parë, por aktualisht mban vendin e tretë në klasifikim. Skuadra patosarake ka patur luhatje, ndërkohë që në fazën e dytë stabiliteti ka sjellë më shumë rezultate pozitive. Elidon Demiraj, tekniku fierak i Albpetrolit, deklaron për SportEkspres.com se duhet një ndeshje shtesë mes vendeve të treta në Kategorinë e Dytë.

“Shpresojmë në një zgjidhjeje, pasi mundësia ekziston. Konkretisht, ne mendojmë se vendet e treta në të dy grupet duhet të bëjnë një ndeshje shtesë mes tyre, për t’u ngjitur një skuadër në Kategorinë e Parë. Kjo është një zgjidhje pa e prishur garën, nisur nga rasti i zbritjes së Kamzës nga Superiorja në Kategorinë e Dytë”, theksoi Demiraj.

Më tej ai foli edhe për ndeshjen e radhës në transfertë me Naftëtarin: “Siç e thashë edhe më lart, ne shpresojmë që nga vendi i tretë në grup të luajmë një sfidë finale për në Kategorinë e Parë. Duke qenë se këtë pozicion e kemi objektiv, në Kuçovë do të luajmë vetëm për fitore. Kemi dy mungesa titullarësh në këtë sfidë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.