Dembele ikën nga Barça? Dortmundi merr miliona!

Usmane Dembele la Dortmundin verën e shkuar për të kaluar te Barcelona, në një nga goditjet më të bujshme verore dhe të gjithë historisë. Sulmuesi francez nënshkroi një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2022 me katalanasit, ndërsa në arkën e gjermanëve shkuan mbi 100 milionë euro.

Gjithsesi, Dortmund mund të përfitojë edhe 35 milionë paundë të tjera nëse Barça vendos që ta largojë 21-vjeçarin. Gjithçka është e parashikuar në kontratë, ku thuhet se nëse lojtari lë kampionët e Spanjës para fundit të kontratës, atëherë skuadra e tij e mëparshme do të marrë edhe një shumë tjetër të konsiderueshme.

Barcelona duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi nëse do ta shesë lojtarin në fjalë duhet që të llogarisë edhe shifrën që do ikte nga arka e tyre. Dortmundi shpreson që Braça të heqë dorë nga shërbimet e ish-lojtarit të tyre, pasi në total kryesuesit e Bundesligës do të përfitonin plot 145 milionë euro, pa pritur që sulmuesi të arrijë objektivat e vendosur në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *