Dele Ali shpjegon historinë e festimit që pushtoi planetin

Festimi i Dele Alit në golin e tij të parë për këtë edicion të Premier League, shkaktoi një “stuhi” në rrjetet sociale. Me miliona njerëz në mbarë planetin tentuan të imitonin vendosjen e duarve të yllit anglez. Shumica ia dolën, ndërsa të tjerë akoma nuk e kanë kuptuar mënyrën e vendosjes.

Në një intervistë për medine britanike “The Mirror”, 22-vjeçari ka shpjeguar zanafillën e historisë së festimit të tij. Gjithçka lidhet në mënyrë të habitshme me fëmijët e sulmuesit të Lester Sitit, Xhemi Vardi.

“Gjatë Botërorit në Rusi vura re se fëmijët e Xhemit po bënin disa shenja të çuditshme me duar. Nga këto lojërat e fëmijëve të vegjël, por vura re se e kisha tejet të vështirë për ta imituar vendosjen e gishtave dhe aty filloi fiksimi im. Më pas kur e mësova si bëhej thash ta përdorja në një festim goli si shaka. Kurrë nuk do ma merrte mendja se do bëhej diçka kaq e përfolur”, tha Ali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *