Deklarata që acaron milanistët, Fasone: Li donte CR7 te Milani, e frenova unë!

Gjatë merkatos së verës së kaluar, Milani ishte pranë blerjes së Kristiano Ronaldos. Kuqezinjtë kishin pronarë kinezë me në krye Jonghong Li, ndërsa Marko Fasone punonte si administratori i deleguar i klubit.

Ky i fundit ka zbuluar mundësinë e blerjes së yllit portugez në një prononcim për “Sole 24 Ore”. Presidenti kinez ishte i fiksuar për të sjellë Ronadon në Milanelo, ndërsa dikush e bindi për të mos e bërë një gjë të tillë. Ai ishte Fasone, i cili zbulon prapaskenat e asaj tratave, që nuk u realizua kurrë.

Zoti Li dëshironte Kristiano Ronaldon te Milani, sepse besonte se ai kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Portugezi dëshironte largimin nga Reali. U takuam në korrikun e vitit 2017 me Horge Mendez, menaxherin e tij, për t’u qartësuar për koston e operacionit dhe dëshirën e lojtarit. Më pas, e binda presidentin Li të hiqte dorë nga ëndrra e tij: Ronaldo kushtonte shumë”, përfundon ish-drejtuesi i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *