Debutim në Serie A, ditë e shënuar për 17-vjeçarin shqiptar

0

Futbollisti i kombëtares U19 të Shqipërisë, Angelo Ndrecka, ka debutuar ditën e sotme në Serie A me ekipin e Kievos. Mbrojtësi i majtë u aktivizua për 90 minuta në takimin e sotëm ndaj SPAL-it, që u mbyll me fitoren 4 – 0 të skuadrës nga Ferrara.

Ndrecka, i cili duhet të presë deri në muajin shtator për të festuar ditëlindjen e 18-të, u aktivizua në këtë takim si mbrojtës i majtë.

Në notat e vendosura nga “Eurosport”, i riu shqiptar u vlerësua me notën 5.5.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.