Çmenduria e Juves, arrin marrëveshjen me De Ligt!

Juventusi ka kohë që po mundohet të bëjë një goditje të madhe për sezonin e ardhshëm dhe duket se ia ka dalë mbanë, sepse Matijs de Ligt duket se i ka thënë “Po” dhe do të vishet bardhezi këtë verë.

Sky Sport raporton para mesnatës së të mërkurës se talenti i Ajaksit ka arritur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me 12 milionë euro në sezon.

Misioni i Juves tashmë është të gjejë marrëveshjen me Ajaksin, që kërkon 75 milionë euro.

Megjithatë, hapi më i madh u hodh, sepse nuk është e lehtë të bindësh një si Mino Raiola të firmosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *